Qeni besnik e shtyn karrocën e pronares me aftësi të kufizuar

Ndryshe

Qeni besnik e shtyn karrocën e pronares me aftësi të kufizuar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:41
Qeni me pronaren e tij

A mund të mendoni seriozisht për një person i cili vërtetë do të ishte pranë jush, të vinte në çfarëdo kohe dhe gjendje, kur keni nevojë për të? E vështirë! Por, nuk keni dëgjuar për një numër të madh të historive të qenve besnik, që janë pranë pronarëve të tyre në kohë rreziku, nevoje, duke refuzuar që t'i braktisin ata.

Qentë janë të trajnuar që t’i shikojnë pronarët e tyre dhe të jenë aty për çdo nevojë të tyre, shkruan ntd.

Ata janë specie shumë inteligjente dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë se ledhatimet në kokë, ndërkaq ata do të vënë jetën në rrezik për ju. Kjo quhet besnikëri.

Një vozitës ka pasur fatin e mirë që të bëhet pjesë e kësaj storie shumë emocionuese. Ai e pa një qen duke e shtyrë karrocën e pronares së saj me aftësi të kufizuar.

Duhet ta shihni videon që të besoni. Nga rruga duket sikur zonja vetëm ka dalur që të marrë ajër të pastër.

Vozitësi nuk ka mundur të marrë emrin e saj, e ndonëse lokacioni dihet nga vozitësi, sërish ky detaj nuk është i rëndësishëm aq sa të mos bëheni pjesë e kësaj historie që ju ngrohë zemrat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat