Apple nuk ia kthen ”borxhin”, nervozohet dhe i thyen të gjithë iPhone-t

Ndryshe

Apple nuk ia kthen ”borxhin”, nervozohet dhe i thyen të gjithë iPhone-t

Më: 22 janar 2017 Në ora: 00:18
Personi i panjohur ushtroi forcë dhe goditi të gjitha produktet e Apple në një dyqan të kësaj marke

Të gjithë mund të përjetoni momente të rënda nervoze.

Por kjo nuk do të thotë që iu lejohet të goditni elemente të shtrenjta elektronike, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi dicka e ngjashme ndodhi në Dijon të Francës, kur një person i panjohur ushtroi forcë dhe goditi të gjitha produktet e Apple në një dyqan të kësaj marke.

Mësohet se djaloshi i cili ishte i moshës mbi 20 vjeçare,  ishte mërzitur si pasojë e moshlyerjes së një borxhi nga punonjësit e këtij dyqani teknologjik.

Raportohet se personi në fjalë i cili nuk u identifikua, u arrestua dhe me vendim të prokurorisë u vendos në paraburgim.

Dëmi që shkaktoi ky person tek ky dyqan i Apple, arrin vlerën prej 10 mijë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat