Shokuese, kjo vajzë ushqehet me flokët e saj

Ndryshe

Shokuese, kjo vajzë ushqehet me flokët e saj

Më: 22 janar 2017 Në ora: 08:38
Kashmir

Një adoleshente nga Srinagar, Kashmir vuan nga varësia e ngrënies së flokëve, e njohur si sindroma Rapunzel. Mjekët kanë hequr nga stomaku i adoleshentes indiane një top masiv flokësh.

Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, ajo shprehet se nuk ka uri, por prej 6 vitesh ka krijuar varësi ndaj ngrënies së flokëve të saj. Madje gjendja e adoleshentes është kaq e rëndë, sa ndonjëherë ajo ka ngrënë edhe flokët e mikeshës së saj.

Topi i gjetur nga mjekët në trupin e 16 vjeçares ishte zmadhuar dhe ishte rritur brenda stomakut dhe zorrëve të saj.

“Kjo vajzë vuan nga sindroma Rapunzel, një sëmundje shumë e rrallë ku një tufë flokësh e zgjatur si bisht gjendet në stomakun e pacientit.

Vajza nuk ishte në gjendje të ushqehej normalisht”, shpjegoi mjeku që hoqi këtë masë flokësh nga stomaku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat