Vaj palme, produkti për të cilin shkatërrohen zonat pyjore

Ndryshe

Vaj palme, produkti për të cilin shkatërrohen zonat pyjore

Më: 22 janar 2017 Në ora: 15:28
Vaj palme

Vaji i palmës është njëra nga yndyrat bimore e cila falë përmbajtjes që ka, ka gjetur përdorim të gjerë në kozmetikën dhe gastronominë botërore.

Prodhuesit më të mëdhenj të vajit të palmës janë Indonezia dhe Malajzia.  Vaji fitohet duke shtrydhur frutat e palmës që janë me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, me prejardhje nga kontinenti i Afrikës, por që sot kultivohet edhe në Azi, më konkretisht në Indonezi dhe Malajzi.  

Vaji i palmës ka ngjyrë të kuqërremtë nga shkaku i pranisë së lartë të beta karotenit. Është i pasur me vitaminat A dhe E, si dhe ka një përqindje të lartë të acideve yndyrore.  

Në Azinë Juglindore, vaji i palmës përdoret për çdo ditë në gastronomi, ndërkohë që popullata lokale në Sumatrën Veriore e ka burim kryesor të të ardhurave.  

Nga shkaku i kërkesës shumë të madhe nga tregu komercial, në Indonezi dhe Malajzi për çdo vit shkatërrohen sipërfaqe të mëdha të pyjeve.  

Ky veprim i fermerëve kërcënon në masë të madhe shumë lloje të bimëve dhe kafshëve, ndërsa lloje të veçanta, siç është orangutangu, janë në prag të shfarosjes.  Faktet e lartpërmendura bëjnë që përdorimi i vajit të palmave të vihet në shënjestër të kritikave të ambientalistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat