"Po ia jepja gocës 1 vjeç e gjysmë, i vraftë Zoti", nëna e re tmerrohet pas asaj që sheh teksa ushqente të bijën

Ndryshe

"Po ia jepja gocës 1 vjeç e gjysmë, i vraftë Zoti", nëna e re tmerrohet pas asaj që sheh teksa ushqente të bijën

Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:47
Nesquik

Një nënë e re ka mallkuar me gjithë shpirt pasi ka gjetur krimba në një kakao që i kishte përgatitur me qumësht të bijës 1 vjeç e gjysmë.

Vetëm pas disa minutash ajo ka parë krimba në pjatë, të cilat ishin brenda kakaos Nesquik që kishte blerë në "Big Market" dhe supozohej të skadonte ne vitin 2018.

"Po ia jepja gocës 1 vjeç e gjysmë, i vraftë Zoti", shkruan ndër të tjera nëna e tmerruar, e cila denoncon këtë rast, ndërsa shprehet se ky nuk është rasti i parë që has krimba brenda produkteve.

Përshëndetje, jam një nënë me dy fëmijë të vegjël. U çmenda duke gjetur krimba nëpër ushqime që hanë edhe të thata se te ato të konservuarat nuk është çudi. Jam tmerruar me atë që gjeta këtu, kam gjetur dhe brenda në makarona. Këto ishin pikat e fundit të qumështit me këtë kakao të qelbur që po ia jepja gocës 1 vjeç e gjysëm, i vraftë Zoti. E kam blerë te Big Market, ja edhe skadenca po nuk e kam kuponin se e kam blerë para pak kohësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat