Vetura po fundosej, babai shpëton foshnjën duke e hedhur tek kalimtarët

Ndryshe

Vetura po fundosej, babai shpëton foshnjën duke e hedhur tek kalimtarët

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:53
Momenti kur babai shpëton foshnjën duke e hedhur tek kalimtarët

Ky është momenti tronditës kur një baba hedh foshnjën e tij tek kalimtarët, derisa ai qëndron në veturën e tij që po fundosej në ujë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në provincën Hunan në Kinë.

Pas kësaj thuhet se familja u shpëtuan nga dëmtimet dhe u dërguan në spital për një kontroll, me çka për fat të mirë nuk janë raportuar të lënduar.

Sipas Apple Daily, familja gjashtëanëtarëshe, e cila përfshinte një foshnjë ishin në rrugën e tyre të kthimit për në shtëpi për Vitin e Ri kinez dhe ishin gati për të kaluar lumin në Changde City.

Videoja nuk ka treguar se si makina ra në lumë, por familjarët shihen duke u larguar nga aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat