Gruaja ankohet në polici: Është rritur çmimi i marihuanës

Ndryshe

Gruaja ankohet në polici: Është rritur çmimi i marihuanës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 22:40
Fotoja

Një grua nga Australia i ka telefonuar policisë për t’u ankuar se është rritur çmimi i marihuanës në vendin ku ajo e merr.

Kjo ndodhi e pazakontë është publikuar madje nga vetë faqja zyrtare e policisë në Facebook, “Northern Territory Police”, ku shkruan: “Një grua ka telefonuar ditën e djeshme për t’u ankuar se çmimi i marihuanës në vendin ajo e blenë është rritur, dhe kërkonte nga policia që të hetonte këtë rast”.

Image

Ndërsa në fund të statusit, faqja e policisë zgjedh të bëjë shaka duke iu drejtuar qytetarëve: “Nëse njihni ndokënd që ka rritur çmimin e drogës na telefononi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat