Festa e djegies së fustanit të nusërisë

Ndryshe

Festa e djegies së fustanit të nusërisë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 08:12
Djegia e fustanit të nusërisë

Kemi dëgjuar për nuse që “hedhin në kosh fustanin” apo e ngjyrosin me lloj lloj ngjyrash për foto gazmore. Por tashmë femrat kanë shkuar një hap më tej, duke djegur fustanet e martesës për të fshirë çdo kujtim nga dita e tyre e madhe pas divorcit.

Madje, sigurohen të filmojnë të gjithë procesin në rrjetet sociale, derisa i gjithë fustani të bëhet hi. Ka dhe nga ato që marrin një fotograf profesional për të dokumentuar të gjithë ritualin.

Për disa femra djegia e fustanit është qëndra e një feste divorci dhe lëshon energjinë negative që mbledh kjo veshje.

Një prej tyre madje ka ftuar dhe shoqet në këtë proces. “Ky është fillimi i gjithçkaje që dëshiron”, shkruan në rrjetet sociale një tjetër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat