Vajza 2-vjeçare ndihmon nënën e paralizuar të lajë rrobat

Ndryshe

Vajza 2-vjeçare ndihmon nënën e paralizuar të lajë rrobat

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 21:59
Pamje nga video

Një nënë e re e paralizuar, duket se nuk lodhet shumë në punët e shtëpisë, pasi vajza e saj vetëm 2 vjeç, e ndihmon për të larë rrobat, të lërë gotën mbi tavolinë, t'i afrojë telekomandën e televizorit, etj.

Por, duket se 2-vjeçares Kaylee i pëlqen të ndihmojë nënën e saj Rachelle Chapman.

Nëna ka publikuar edhe një video e cila tregon se si vogëlushja e saj e ndihmon të lajnë rrobat, video e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Por, Kaylee nuk është vajza e vërtetë e Rachelle dhe bashkëshortit të saj 34-vjeçar, por e shoqes së saj, e cila ka sakrifikuar shumë duke ia dhuruar çiftit dhuratën më të bukur të jetë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat