Hapi televizorin nga mbrapa, "shokohet" nga ajo që gjen

Ndryshe

Hapi televizorin nga mbrapa, "shokohet" nga ajo që gjen

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 08:11
ilustrim

Zakonisht kur e dërgojmë televizorin për ta rregulluar dhe kur e hapim, ajo që gjejmë janë vetëm telat. Mirëpo, për një teknik televizorësh në Kanada rezultoi të ishte krejt e kundërta.

Tekniku hapi pjesën e pasme të një televizori dhe zbuloi një kuti “misterioze” e cila kishte brenda më shumë se 100 mijë dollar.

“E dija që ishte një pjesë e madhe parash”, është shprehur menaxheri i përgjithshëm i CTV, Rick Deschamps.

Deschamps vlerësoi punonjësin për sinqeritetin e tij, pasi ai ia dorëzoi kutinë e parave autoriteteve.

Së bashku me paratë, u gjetën disa dokumente që i mundësuan policisë identifikimin e pronarit 68-vjeçar të televizorit, i cili i tha hetuesve se i kishte vendosur aty 30 vjet më parë dhe televizorin ia kishte dhuruar një mikut të tij. Ai mesa duket kishte harruar që paratë ishin brenda.

Policia tha se plani i tij në atë kohë ishte t’ua linte paratë anëtarëve të familjes si trashëgimi.

Miku e kishte hedhur televizorin, duke mos e ditur se mbeturina e tij do të kthehej në thesarin e burrit që i kishte dhuruar televizorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat