Kinezja vesh vajzën me kostum kombëtar shqiptar

Ndryshe

Kinezja vesh vajzën me kostum kombëtar shqiptar

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:16
"Kjo veshje e bukur është nga Shqipëria. Shqipëria është një vend me bukuri mahnitëse. Unë e kam njohur Shqipërinë nga Nënë Tereza”, shkruan Laura në postimin e saj në rrjetin fotografik “Instagram”.

Fotografja e njohur kineze Laura Izumikava njihet ndër të tjera edhe për faktin se prezanton fotografi të vajzës së saj të vogël, e cila vishet me kostum kombëtar të vendeve të ndryshme.

Këtë herë Laura ka vendosur që vajzën e saj të vogël ta veshë me kostum kombëtar shqiptar. “Kjo veshje e bukur është nga Shqipëria. Shqipëria është një vend me bukuri mahnitëse. Unë e kam njohur Shqipërinë nga Nënë Tereza”, shkruan Laura në postimin e saj në rrjetin fotografik “Instagram”.

Fotoja në fjalë ka marrë deri tani më shumë se 28 mijë pëlqime nga njerëz të kombësive të ndryshme nëpër botë. Vajza e saj quhet Joye Marie e se fotografja dhe e bija e mitur jetojnë prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat