Moment prekës kur babai i katër fëmijëve prangoset nga policia e emigracionit në prezencë të vajzave dhe gruas

Ndryshe

Moment prekës kur babai i katër fëmijëve prangoset nga policia e emigracionit në prezencë të vajzave dhe gruas

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:55
Babai i katër fëmijëve prangoset nga policia e emigracionit në prezencë të vajzave dhe gruas

Një baba i katër fëmijëve është arrestuar nga policia e emigracionit derisa kishte shkuar në shkollë të marrë fëmijët, të cilët kishin filmuar këtë moment prekës.

Emigranti meksikan Romulo Avelica-Gonzalez jeton në Amerikë për më shumë se 25 vite, por ai është prangosur dhe po mbahet në paraburgim.

Ai së bashku me gruan kishin marrë vajzën e tyre 12-vjeçe nga shkolla dhe ishin nisur që ta marrin edhe motrën e saj 13-vjeçe në një shkollë tjetër, kur policët e emigracionit u shfaqën para veturë s së tyre.

Në videon e publikuar dëgjohen duke qarë gruaja dhe fëmijët e Romulos, i cili prangoset dhe futet në veturën e policisë në prezencën e familjes së tij.

Avelica-Gonzalez është një 48-vjeçar që punon në kuzhinën e një restoranti meksikan, kurse që të katër vajzat e tij kanë lindur në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat