Djalit me X6 i ndodh e papritura në Vlorë, por zonjusha në makinën gri sheh këtë detaj dhe i ikën truri

Ndryshe

Djalit me X6 i ndodh e papritura në Vlorë, por zonjusha në makinën gri sheh këtë detaj dhe i ikën truri

Më: 6 mars 2017 Në ora: 16:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrugët e Shqipërisë, përveçse të ruhemi nga makinat apo gjithçka tjetër që do të na e rrezikonte jetën, duhet të ruhemi edhe nga çfarë na bie sipër. Kur flas çfarë na bie nga sipër e kam fjalën për pemët.

Sidomos në periudhat kur era është shumë e fortë, janë të shpeshta rastet kur janë dëmtuar makina nga shkëputja e degëve te pemëve që ndodhen në rrugë.

Një rast i tillë sot na vjen nga Vlora, por ka një arsye se pse ky rast është më i veçantë se të tjerët. Një djalë i cili po udhëtonte me një X6, u përball me degën e palmës sipër makinës.

E gjithë situata po shikohej me shumë kureshtje nga një vajzë, e cila ndodhej në makinën gri. E reja teksa po shikonte reagimin e djalit, kap një detaj shumë interesant dhe vendos ta ndajë me të tjerët pranë JOQ.

Përshëndetje JOQ! Sot në Vlorë ndodhi një incident. Një palmë i ra një çuni mbi makinë. Veç keqardhjes për atë çfarë i ndodhi, dua t’i them atij çunit që ishe shumë yll dhe më pëlqeu shumë pjesa që tregove moskokëçarje dhe se rruajte fare që t’u dëmtua BMW X6, por vazhdove shumë i qetë sepse e dije që s’do të gjeje zgjidhje as nga policia dhe as nga bashkia.”

Zonjusha kërkon të mbetet anonime, por jo për djalin, prandaj ajo jep koordinatat që vetëm ata të dy i kuptojnë, “Jam ajo vajza me Mini Coope-rin gri që po të shikonte.”

Nga biseda me vajzën, e reja tregoi se ishte e lidhur, por donte ta takonte të paktën një herë këtë djalë, pasi përveçse ishte shumë king dhe një njeri që s’i bëhej vonë, dukej edhe egërsirë.

Kërkimin e parë e ka bërë vetë ajo në rrjetet sociale dhe nuk ka gjetur gjë. Kush do të dalë vullnetar që ta ndihmojë?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat