Mamaja i jep 10 mijë lekë fëmijës për mësuesen, por veprimi i saj në klasë e shtyn t’i japë këtë mesazh publik

Ndryshe

Mamaja i jep 10 mijë lekë fëmijës për mësuesen, por veprimi i saj në klasë e shtyn t’i japë këtë mesazh publik

Më: 7 mars 2017 Në ora: 13:58
Shkolla “Fan Noli”

Vit pas viti për fat të keq 7-Marsi e ka humbur kuptimin për shkak se edhe urimi është kthyer në biznes mes mësuesve dhe nxënësve.

Është për të ardhur keq, kur në këtë ditë fëmijët nuk i sheh me lule në duar, por me zarfe në duar. Dikush jep 500 lekë, dikush 10 mijë lekë e dikush që i ka mundësitë dhe kërkon ta mbajë mirë jep edhe 20 mijë lekë.

Si çdo 7 Mars kështu veproi edhe një mama sot me fëmijën e saj, por ka ngelur jashtëzakonisht e mahnitur nga mësuesja e fëmijës së saj.

Prandaj mamaja kërkon që mësuesen e shkollës “Fan Noli” në Tiranë ta përshëndesë publikisht dhe të japë një mesazh për këtë festë kaq të pastër.

Përshëndetje JOQ! Sot është 7 Marsi dhe si gjithmonë është bërë traditë që fëmijët të urojnë mësueset me buqeta me lule dhe me zarfë me lekë. Dua të ndaj me të gjithë ju veprimin e mësueses së vajzës sime të shkollës “Fan Noli”. Mësuesja e nderuar, ditën e sotme i pranoi të gjitha lulet, ndërsa zarfet me lekë i ktheu të gjithë. Duke thënë se ajo bën punën dhe paguhet, nga nxënësit e saj pranon vetëm një lule në shenjë mirënjohjeje. Më në fund një zonjë e nderuar që e meriton emrin mësuese. Respekte mësuesja e Gjuhës Shqipe te “Fan Noli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat