Popullarizohet sfida bizare, gjuajtja me të pasme e lapsit në shportë

Ndryshe

Popullarizohet sfida bizare, gjuajtja me të pasme e lapsit në shportë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 21:09
Pamje nga video

Një adoleshente nga Australia e ka postuar një video, ku shihet duke e qëlluar lapsin me të pasme për ta hedhur në shportë.

Në këtë formë ajo i ka sfiduar mikeshat e saj, por pasi videoja është postuar në internet, ka bërë që shumë të reja ta praktikojnë këtë lojë.

Sfida e pazakontë është popullarizuar aq shumë, sa që videot ku shihen të rejat duke e praktikuar këtë, kanë marrë shumë pëlqime brenda pak ditëve.

“Më ndihmoni të popullarizohem në internet”, ka shkruar adoleshentja, në përpjekje ta përhapë sa më shumë sfidën.

“Lojë e thjeshtë dhe e lehtë, që ndihmon për t’i treguar linjat e trupit”, është një koment lidhur me rastin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat