Arrestohen se bënë seks para martesës

Ndryshe

Arrestohen se bënë seks para martesës

Më: 10 mars 2017 Në ora: 09:42
Emlyn Culverwell dhe Iryna Nohai

Një person nga Afrika Jugore dhe e fejuara e tij ukrainase janë ndaluar në Abu Dhabi pasi që mjekët kuptuan që gruaja ishte shtatzënë.

Emlyn Culverwell, 29 vjeçar dhe Iryna Nohai, 27vjecare, janë arrestuar ngaqë kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pasur kurorëzim.

Arrestimi ka ndodhur pasi Noahi shkoi në “Medeor Medical Centre” në Abu Dabi, me dhimbje barku dhe aty e kuptoi që ishte shtatzënë.

Marrëdhëniet seksuale para martesës nuk janë të lejuara në këtë shtet, ndërsa personat që krijojnë fëmijë ballafaqohen me burgim.

Çifti megjithatë ende nuk është akuzuar formalisht ngaqë është duke u hetuar atësia e fëmijës dhe statusi i HIV-it i Noahi, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat