Përleshje midis qenve dhe leopardit deri në vrasje

Ndryshe

Përleshje midis qenve dhe leopardit deri në vrasje

Më: 17 mars 2017 Në ora: 07:37
Pamje nga videoja

Kjo video e pështirë tregon një leopard të ri në Namibi që sulmohet egërsisht nga 4 qenë, përpara se të qëllohet për vdekje nga një person aty pranë me anë të një sëpate.

Vrasja e tmerrshme ka zgjatur disa minuta dhe burrat dëgjohen duke qeshur, teksa shohin skenën barbare.

Leopardi qëndron i shtrirë dhe dukshëm në ankth dhe i frikësuar, ndërsa njëri nga njerëzit e ngacmon atë në gojë me anë të një shkopi, para goditjes përfundimtar.

Në Namibi, gjuetia e leopardëve me anë të qenve është e paligjshme, ndërsa vrasja e maces së egër lejohet vetëm në rastet kur rrezikon jetën e njerëzve apo të kafshëve shtëpiake.

Por, dispozita ligjore lë shteg të hapur për abuzime dhe vuajtje të tilla tek kafshët e egra, thonë aktivistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat