Suspendohen mjeket, postuan fotografi me këmbën e amputuar

Ndryshe

Suspendohen mjeket, postuan fotografi me këmbën e amputuar

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:21
Ilustrim

Dy mjeke nga Monterrey i Meksikës, janë suspenduar dhe pritet të dalin para drejtësisë, pasi postuan fotografi me një këmbë të amputuar.

Praktikantet që ishin në fazën mbikëqyrëse, irrituan shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, me imazhin ku shfaqeshin të buzëqeshura pranë shputës së prerë.

Image
Praktikantet me këmbën e amputuar

“Për shkak të dy mjekeve që vepruan jo denjësisht, nuk bën t’i hedhim poshtë 12 mijë të tjerë që janë shumë të mirë. Ato janë suspenduar dhe nuk do të kthehen deri në një vendim tjetër”, thuhet në komunikatën e institucionit shëndetësor lidhur me rastin.

Fotografitë e postuara, ku ato tregonin eksperiencën e parë në drejtimin që studiojnë, janë larguar nga llogaritë e tyre. 

Image
Fotografi me pjesën e hequr nga barku i pacientit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat