Pas ndarjes nga e dashura, fqinji i jep para: Shko në lokal nate

Ndryshe

Pas ndarjes nga e dashura, fqinji i jep para: Shko në lokal nate

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:26
Megjithëse është një shënim i çuditshëm, shumë njerëz e komentojnë si pozitiv

Në rrjetin social Imgur është postuar një imazh, që nuk dihet se ku është realizuar, por që tregon se si e ka ngushëlluar fqinji një burrë i cili ishte ndarë nga e dashura.

Ai ka gjetur para derës një letër anonime dhe 50 dollarë, si dhe këshillën që të shkojë në klub nate.

“Na vjen keq, por e pamë që e përzure të dashurën dje. Definitivisht ka peshq tjerë në det. Merri këto 50 dollarë, thyeji në bankënota njëshe e shko në klub striptizi. Gjallërohu fqinj”, shkruan lidhur me rastin.

Megjithëse është një shënim i çuditshëm, shumë njerëz e komentojnë si pozitiv, duke marrë parasysh që i dha para, si dhe u kujdes, derisa shumë fqinjë janë indiferent.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat