Vajzës 18-muajshe ia gjymtojnë organet gjenitale (+16)

Ndryshe

Vajzës 18-muajshe ia gjymtojnë organet gjenitale (+16)

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:23
Vajzës 18-muajshe ia gjymtojnë organet gjenitale

Një vajzës 18-muajshe u janë gjymtuar organet gjenitale në Indonezi.

Vajza e quajtur Salsa dëgjohet duke bërtitur teksa një shëruese tradicionale ia pren lëkurën që ia mbulon organet gjenitale. Shëruesja e përdor një thikë për t’ia hequr lëkurën që ia mbulon klitorin.

Tash Salsa shihet edhe zyrtarisht si myslimane nga familja e vet. Synetia femërore, e njohur edhe si gjymtimi i organeve gjenitale është praktikuar për gjenerata të tera nëpër Indonezi.

Por, OKB-ja e dënon këtë praktikë.

Qeveria e Indonezisë kishte kërkuar një herë që ta ndalonte atë, por kundërshtimi nga autoritetet fetare dhe pranimi i saj i gjerë do të thotë se synetia femërore nuk ndalohet atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat