Nëna e dehur fluturon 50 metra me makinë bashkë me foshnjën

Ndryshe

Nëna e dehur fluturon 50 metra me makinë bashkë me foshnjën

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:47
Pamje nga videoja

Këto pamje tronditëse janë të një shoferi të dehur që fluturon në ajër me makinën e tij, ndërsa dështon për të manovruar në një unazë në rrugë.

Në mjet ndodhet edhe djali i tij. Tania Chikwature, 32-vjeçe, është burgosur më herët për 26 javë pasi kishte konsumuar alkool tri herë mbi kufirin ligjor.

Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur gruaja udhëton me shpejtësi duke parakaluar një kamion e duke fluturuar 50 metra përtej rrugës. Persona të rastësishëm shkuan në vendin e ngjarjes dhe nxorën foshnjën 20 muajshe nga rrënojat e mjetit.

Mund të konsiderohet mrekulli që askush nuk mbeti i vrarë nga aksidenti. Është krejtësisht e papërgjegjshme të ecësh në këtë mënyrë me makinë, ndërkohë që brenda saj ndodhet edhe një foshnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat