Foto prekëse, vogëlushi që humbi betejën me kancerin ka një histori rrëqethëse

Ndryshe

Foto prekëse, vogëlushi që humbi betejën me kancerin ka një histori rrëqethëse

Më: 17 prill 2017 Në ora: 07:48
Vogëlushi që humbi betejën me kancerin

Një nënë e re ka shpërndarë një foto të djalit të saj në rrjetet sociale, të cilën e ka shkrepur para se ai të humbiste betejën 4 -vjeçare me kancerin.

Foto ka bërë xhiro në të gjithë botën ku ka prekur të gjithë opinionin publik.

Në foto, duket djali i vogël i shtrirë në tapetin e banjos duke pritur nënën e tij të mbaronte së bëri dush. Kështu, vogëlushi nuk i është ndarë për asnjë moment nënës së tij.

Tashmë, ka kaluar pothuajse 2 muaj që kur nëna e djalit, Ruth Scully përjetoi tmerrin më të madh që mund të kalojë një prind.

Historinë e saj ajo e ka shpërndarë në Facebook, me shpresën se mund të krijojë ndryshim.

Ajo shpjegoi se përgjatë luftës së tij 4-vjeçare Nolan refuzoi ta braktisë nënën e tij, madje edhe kur ajo ishte duke bërë dush, ai e priste pranë xhamit të derës i shtrirë, ashtu si duket edhe në foto, pasi kishte frikë të qëndronte vetëm e të linte nënën e tij vetëm.

“Tani jam e tmerruar. Kam veç një mbulesë këmbësh te dushi, ku më parë shtrihej vogëlushi im perfekt në pritje të mamit”,- shkruan nëna e djalit 4-vjeçar që humbi betejën me kancerin.

Fotoja është shpërndarë 620.000 herë në Facebook që nga postimi më 4 prill.

“Gjithkush që është prind i ka parë fëmijët e vet të shtrihen në tokë të paktën një herë. Prandaj mendoj se kjo foto bëri për vete kaq shumë njerëz”,- ka thënë Skully.

147.000 njerëz shkruan në komente se fëmijët e tyre luftuan apo po luftojnë me të njëjtën sëmundje si Nolan.

Nëna e Nolan e përshkroi atë si një djalë të ndjeshëm, që përherë luftonte me sëmundjen dhe në ndihmë të të tjerëve. Ajo tregon se si ai në spital çohej nga krevati dhe u shkonte pranë atyre që qanin apo kishin frikë, për t’u dhënë kurajë.

Nolan u kurua rreth 1 vit më parë dhe arriti të shërohej nga kanceri, por pak kohë më vonë ai iu rikthye dhe i kapi mushkërinë.

Pasi kuptuan se nuk mund të bënin dot më asgjë dhe prisnin orët e fundit, nëna e pyeti Nolan: “Dëshiron që njerëzit të jetë të gëzuar apo të trishtuar në funeralin tënd?”

Ai konfuz më tha: “Të gëzuar. Pse duhet të jenë të trishtuar?”- tregon nëna e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat