Bariu gjen çantën e zezë me dy kavanozë brenda, menjëherë i telefonoi policisë kur pa çfarë kishte brenda

Ndryshe

Bariu gjen çantën e zezë me dy kavanozë brenda, menjëherë i telefonoi policisë kur pa çfarë kishte brenda

Më: 1 maj 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

Në një fshat në veri të Selanikut pranë varrezave, një bari kishte gjetur një çantë të zezë brenda të cilës gjendeshin dy kavanozë, ku në secilën ishte nga një embrion, ka bërë të ditur sot policia greke.

Bariu kishte gjetur çantën të shtunën në mëngjes në fshatin Vrisaki në pjesën veriore të Selanikut, dhe në momentin që e kishte hapur menjëherë i kishte telefonuar policisë pasi kishte mbetur i shokuar me atë çfarë kishte parë brenda.

Sipas policisë greke embrionet ishin në javën e 20-të të zhvillimit, të cilët menjëherë i janë dërguar patologut për ekzaminim, kurse policia ka filluar hetimet lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat