Ndodh edhe kjo: Brenda furgonit 6+1, zbresin 40 punëtorë

Ndryshe

Ndodh edhe kjo: Brenda furgonit 6+1, zbresin 40 punëtorë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 00:19
Videoja është filmuar nga një polic tjetër, të cilit duket se i bëri përshtypje fakti se si punëtorët dilnin nga furgoni thuajse nuk ka ndodhur asgjë

Shpesh na ka ndodhur të futemi në një veturë ku brenda tij janë pesë persona, dhe mezi kemi pritur të zbresim që të lirohemi nga hapësira e vogël.

Por një video e postuar së fundmi në internet, tregon se si brenda një veture 6+1 karrige futen 40 punëtorë ndërtimtarie.

Në momentin që furgoni u ndalua nga policia, nga ai filluan të dalin 40 punëtorë të cilët me sa duket e habitën policin që kurrë nuk kishte besuar që brenda tij mund të futen kaq shumë njerëz.

Videoja është filmuar nga një polic tjetër, të cilit duket se i bëri përshtypje fakti se si punëtorët dilnin nga furgoni thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat