Lopa e zemëruar sulmon anakondën që vrau viçin

Ndryshe

Lopa e zemëruar sulmon anakondën që vrau viçin

Më: 10 maj 2017 Në ora: 02:07
Pamje nga videoja

Lopa e zemëruar sulmon anakondën e madhe që sapo i ka marrë jetën viçit të saj dhe tenton që ta hajë. Lopa e godet dhe tenton që ta shkelë  gjarprin e uritur. Pamjet janë mjaft prekëse teksa nëna dëshpërimisht kërkon të shpëtojë të voglin e saj. Videoja është filmuar nga një fermer që e ka hedhur atë në rrjetet sociale.

Anakonda 5 metra e gjatë  ishte lidhur me litar nga 3 fermerë, të cilët po përpiqeshin që ta largonin atë nga viçi që i kishte marrë jetën. Në këto momentet, gjarpri lufton me lopën dhe njëkohësisht përpiqet që të gëlltisë prenë e saj. Nga ky sulm, lopa është kafshuar disa herë nga zvarraniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat