Tradhtoi të shoqin, gjykata e ndëshkon me pastrim të trupave në morg

Ndryshe

Tradhtoi të shoqin, gjykata e ndëshkon me pastrim të trupave në morg

Më: 15 maj 2017 Në ora: 00:17
Ilustrim

Fillimisht tradhtoi burrin por ndëshkimi që mori është me të vërtetë i frikshëm.

Kështu ndodhi me një grua iraniane e cila përveç që u dënua me 74 rrahje me kamzhik, dy vjetët e ardhshme do ta gjejnë atë duke pastruar trupat e të vdekurve në morg.

35 vjeçarja kishte mohuar akuzat por më pas pranoi fajësinë pasi hetuesit shpalosën dëshmi të pakontestueshme për tradhti bashkëshortore.

Raportohet se vendimi për një ndëshkim të tillë u dha në një gjykatë në kryeqytetin Teheran, derisa iranianja nuk ishte e vetmja që u ndëshkua. Veç saj po ashtu dënim me 99 rrahje mori dhe i dashuri i saj i cili me vendim të prokurorisë iraniane, do të dërgohet në një zonë të largët të vendit për të lehtësuar pamundësitë e takimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat