Shqiptarja lë të gjithë pa fjalë, hedh veturën e shtrenjtë në lumë “për ta testuar”!

Ndryshe

Shqiptarja lë të gjithë pa fjalë, hedh veturën e shtrenjtë në lumë “për ta testuar”!

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:48
Pamje nga aksidenti

Një vajzë që sipas dëshmitarëve është nga Tropoja hodhi makinën që po drejtonte, tip Audi RS 7 në lumin Valbonë.

Automjeti ishte me targa zvicerane dhe dëshmitarët shprehen se makina ishte e marrë me qira (leasing) dhe ka qenë vetë vajza e cila me dëshirën dhe ndërgjegjen e saj e ka futur në lumë për ta testuar.

Madje sipas informacioneve mësohet se makina ka qenë e marrë me qira nga një kompani dhe jo nga vetë vajza.

Në vijim keni shumë foto nga vendngjarja si dhe videon e momentit kur makina e shtrenjtë nxirret nga lumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat