Në kërkim të pilotit që aterroi me helikopter për të blerë ushqim të shpejtë

Ndryshe

Në kërkim të pilotit që aterroi me helikopter për të blerë ushqim të shpejtë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:12
Të pranishmit kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë, por më vonë kuptuan se është vetëm një blerës i thjeshtë, që bëri fotografi para se të nisej

Piloti i paemëruar është duke u kërkuar nga autoritetet e sigurisë, pasi aterroi paligjshëm në parkingun e një McDonald’s në Sydney të Australisë.

Të pranishmit kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë, por më vonë kuptuan se është vetëm një blerës i thjeshtë, që bëri fotografi para se të nisej.

“Është në kundërshtim me rregullat e trafikut ajror, sepse aterrimet duhet të bëhen vetëm në vende të caktuara, pos në raste të veçanta”, është raporti zyrtar për rastin.

Madje, ai nuk u ka lënë shije të mirë as shikuesve të videos, që e kanë konsideruar si veprim të tepruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat