Veterani 101-vjeçar arriti rekord si njeriu më i vjetër që u lëshua nga aeroplani

Ndryshe

Veterani 101-vjeçar arriti rekord si njeriu më i vjetër që u lëshua nga aeroplani

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:54
Pamje nga video

Verdun Hayes nga Devon i Anglisë, që si luftëtar shpëtoi në beteja dhe i mbijetoi shumë plagëve, nuk është frikësuar të lëshohet nga aeroplani në 4,500 metra lartësi, me gjithë moshën që ka.

Gjyshi 101-vjeçar, me këtë rast është bërë njeriu më i vjetër, që lëshohet me parashutë i kapur për instruktor.

Së bashku me dhjetë familjarë të tij, veterani e ka bërë këtë për të mbledhur fonde të cilat janë të dedikuara për bamirësi.

“Ndjehem sikur jam përtej Hënës”. ka thënë i lumtura Hayes në momentin që ka zbritur, derisa rrethohej nga të afërmit.

Rasti është shpërndarë shpesh në rrjetin social, duke marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat