Zbulon se djali i tij ka kancer përmes një fotografie

Ndryshe

Zbulon se djali i tij ka kancer përmes një fotografie

Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:18
Foshnja

A mundet një e shkrepur blici të vendosë në dukje një kancer të fshehtë? Një histori e rrallë, është bërë virale këtë javë pasi një foto e vetme mund të shpëtojë jetë.

Të gjithëve na ka ndodhur të na shkëlqejnë sytë në ngjyrë të kuqe kur shkrepet një aparat fotografik me blic, por nëse kjo ngjyrë është e bardhë duhet të bëni një kontroll menjëherë. Një baba ka zbuluar një formë të kancerit të syrit, vetëm kur vëreu se djali i tij 14 muajsh nuk kishte “sytë tipik të kuq” në një foto të larë, por i kishte me pika të bardha.

Pas hulumtimeve online anglezi Jaxson e kuptoi se kishte të bënte me një anomali dhe u konsultua me mjekun duke zbuluar se djali i tij kishte një formë tumori në sy. Retinoblastoma është një rast i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët para moshës 5 vjeçare. Reflektimi i bardhë i syve në një foto është shenja më e zakonshme e kësaj sëmundjeje. Falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë mjekët mundën të reduktonin masën e tumorit duke i shpëtuar shikimin vogëlushit vetëm 14 muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat