Motra e nderit dhe polici zhonglojnë me top në rrugët e Irlandës

Ndryshe

Motra e nderit dhe polici zhonglojnë me top në rrugët e Irlandës

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 00:38
Videoja e dyshes është bërë virale, dhe deri më tani është shikuar mbi 60 mijë herë

Një video interesante e postuar në internet është duke bërë xhiron e botës, për faktin se në të shfaqet një motër nderi dhe një polic duke zhongluar me top nëpër rrugët e Irlandës.

Ajo çfarë është e pazakontë në këtë video është motra e nderit e veshur në rroba të bardh, e cila shfaq aftësitë e saj me top karshi një polici në uniformë i cili befasohet me të.

Videoja e dyshes është bërë virale, dhe deri më tani është shikuar mbi 60 mijë herë.

 

Polici O’Conell dhe motra e nderit ishin pjesëmarrës të një festivali, kur vendosën ta sfidojnë njëri-tjetrin në zhonglim me top.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat