I zë në akt, burri sulmon gruan dhe dashnorin

Ndryshe

I zë në akt, burri sulmon gruan dhe dashnorin

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 20:44
Të qarat e zhurmshme të gruas së zhveshur vazhdojnë deri në fund të videos.

Një video shokuese virale tregon një burrë që godet brutalisht gruan e tij dhe dashnorin e saj, pasi i zuri lakuriq në dhomën e gjumit.

Burri i zemëruar nuk tregon mëshirë për bashkëshorten, ndërsa me vete ka marrë edhe miq që t’i kryqëzojnë ata, raporton Daily Mail.

Filmimi që ka marrë mbi një milion klikime në mediat sociale kineze besohet të jetë marrë në provincën Guanddong, në jug të Kinës.

Në pamje shihet se gruaja bën çmos të mbrojë të dashurin e saj, duke e venë shpesh trupin e saj në mes të tij dhe goditjeve të rënda nga bashkëshorti.

I zemëruar bashkëshorti e godet nga prapa, derisa edhe miqtë e e tij bashkohen duke e sulmuar dashnorin, duke bërë kështu që të dyja viktimat të qajnë nga dhimbjet dhe terrori i ushtruar mbi ta.

Të qarat e zhurmshme të gruas së zhveshur vazhdojnë deri në fund të videos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat