Afrikë e Jugut, gepardi sulmon instruktorët në një park

Ndryshe

Afrikë e Jugut, gepardi sulmon instruktorët në një park

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 15:53
Pamje nga videoja

Një gepard ka sulmuar një instruktor të “Tenikwa wildlife Awareness Centre”, në Afrikën e Jugut.

Skena është regjistruar nga disa turistë që ishin duke vizituar parkun. Në ndihmë të instruktorit, brenda një kafazi, ka ndërhyrë një koleg i tij, i cili ka tentuar të qetësojë kafshën.

Kur gjithçka u duk se u qetësua, gepardi reagoi sërish, duke tentuar një tjetër herë të sulmojë instruktorin. Situata më pas u kthye nën kontroll dhe asnjë nuk mbeti i lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat