Mësoni si të shpëtoni nga një sulm me thikë

Ndryshe

Mësoni si të shpëtoni nga një sulm me thikë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 07:40
Pamje nga video

Dy ekspertë sigurie kanë treguar se si njerëzit mund ti shpëtojnë sulmeve me thikë, me të cilat përballen cdo ditë në rrugë.

Eksperti i mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë, Martin Brown dhe eksperti i vetëmbrojtjes, Matt Fiddes kanë publikuar një video për të ndihmuar publikun.

Në pamje duket se si Fiddes mban një thikë false teksa përpiqet të godasë Brown, i cili jep më pas disa këshilla se si të shmanget.

“Nuk ka ndonjë armë ligjore në Britani të cilën mund ta mbajmë cdo ditë për të mos kaluar pas hekurave, prandaj në raste të sulmeve mjafton të përdorim objekte të përditshme si celësat e makinave ose pijet për të mbrojtur vetën,” – thotë 41-vjecari.

Më pas jep disa rregulla që duhen ndjekur për të bërë këtë gjë:

1. Hidhni celësat ose pijen në fytyrën e sulmuesit

2. Vraponi me shpejtësi

3. Në rast se jeni femër, hiq takat e larta

4. Përdorni cantën e kompjuterit ose iPad si mburojë

5. Mblidhni krahët për të mbuluar trupin

6. Mbuloni pjesën e majtë të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat