Rrëfehet eskorta e luksit: 350 dollarë për një orë, ja ç'ndodh brenda dyerve të hotelit

Ndryshe

Rrëfehet eskorta e luksit: 350 dollarë për një orë, ja ç'ndodh brenda dyerve të hotelit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 11:15
ilustrim

Një eskortë luksi ka pranuar të rrefejë për “The Mirror” se cilat janë misteret e këtij profesioni dhe se çfarë ndodh brenda dyerve të hoteleve.

Termi eskortë, është një term i moderuar për të përshkruar prostitucionin e luksit në ditët e sotme. Një eskortë, ndryshe nga një prostitutë, ka benefite të shumta dhe mbi të gjith çmim më të lartë.

Sidney, 25-vjeçare, e ka nisur këtë punë që prej adoleshencës dhe tregon çmimet që vendos dhe sekrete për meshkujt.

Çmimi i saj është i kripur, 350$ për 1 orë, 650$ për orën e dytë, dhe çdo orë plus tarifa është 184$. Ky çmim është një lloj selektimi që ajo bën për klientët e saj, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të përballojnë të tilla tarifa. Sigurisht për festa të veçanta, ku njerëzit nuk duan të jenë vetëm tarifa e saj është marramendëse.

Por cilat janë gjërat që ajo refuzon të bëjë? Seks me role sidomos ato që përfshijnë incestin, fetishe të çuditshme, apo seks me dy meshkuj njëkohësisht. 25 vjeçarja shprehet se në asnjë moment nuk e vendos veten në rrezik. Meshkujt irlandez janë të vetmit që ajo refuzon të shkojë me çdo kusht.

Por cilët janë meshkujt që ajo përzgjedh? Më së shumti ata që janë zyrëtarë të moshave nga 40 deri në 60 vjeç. Sipas saj ata janë më të kulturuar dhe puna është më e thjeshtë me meshkuj të tillë.

Gjithshtu ajo zbuloi edhe një sekret për meshkujt e martuar. Ata gjithmonë kërkojnë orën 7 ose 8 të mëngjesit. Ajo ka shkur gjithësej me 1200 meshkuj të ndryshëm.

Për jetën personale ajo tregon se ka pasur disa lidhje të shkurtra ku të gjithë personat e kanë ditur për punën që bën.

Ajo tregon se për të pasur një lidhje serioze duhet fillimisht të tërhiqet nga ky profesion dhe të fshehë të gjithë gjurmët e së shkuarës, pasi mendon se nuk është gjë e mirë që partneri të jetë në dijeni të kësaj gjëje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat