Pamje shokuese: Goditet me thikë në gjoks derisa po hante mëngjesin, rrëzohet dhe vdes në mes të rrugës

Ndryshe

Pamje shokuese: Goditet me thikë në gjoks derisa po hante mëngjesin, rrëzohet dhe vdes në mes të rrugës

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 09:05
Pamje nga ngjarja

Pamjet shokuese të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur një 31 vjeç u godit me thikë ndërsa ishte duke ngrënë mëngjesin të enjten në Nju Jork.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja e marrë nga kamerat e mbikqyrjes nga një dyqan aty pranë tregojnë se si viktima është i ulur duke ngrënë ushqimin, rreth orës 6.25 të mëngjesit.

Ndërkohë, është një burrë, që thuhet të jetë 36-vjeç i cili vjen tek ai.

Vrasësi afrohet me thikë në dorë dhe duket se i thotë diçka viktimës së tij, para se ta godasë atë në gjoks.

Viktima qëndron disi i shokuar për pak kohë i ulur, para se të tentojë të largohet nga aty, derisa sulmuesi shkon pas tij.

Viktima më pas shkon drejt një veture taksi, por përfundon duke u rrëzuar në kryqëzim para automjetit.

Thuhet se viktima më vonë është dërguar në një spital, ku më vonë ishte deklaruar i vdekur. Emri i tij nuk është publikuar.

E policia e Nju Jorkut kanë thënë se sulmuesi 36-vjeçar u arrestua në vendngjarje, i cili kishte thënë se viktima kishte tentuar ta grabiste dhe se sulmin e kishte bërë për vetëmbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat