I keni paratë të sigurta? Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta!

Ndryshe

I keni paratë të sigurta? Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta!

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 06:27
Pamje nga video

Bankomatët është shumë e lehtë për tu hakuar dhe kjo mund të bëhet për vetëm pesë minuta, ka thënë një eksperte sigurie.

Siç shkruajnë mediat e huaja, shumica e bankomatëve në thelb funksionojnë me Windows XP, sipas ekspertës së sigurisë Leign–Anne GalloWay.

Dhe siç ka thënë ajo, nëse një haker hap një vrimë në pjesën e parme të bankomatit, ata mund të kenë qasje tek një kabllo e USB-së dhe të shpërndajnë paratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se hakerët mund të instalojnë një virus përmes hyrjes së USB-së dhe kështu do të mund të mbledhin informacionet nga të gjitha kartat e kreditit që përdorën në atë bankomat.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, nuk është treguar videoja se si vidhen paratë nga bankomati, pasi zbulohet porta USB.

Andaj, për të shmangur vjedhje të tilla, ekspertët kanë sugjeruar që në të gjitha bankomatët të ketë të vendosur nga një kamerë sigurie. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat