Udhëtarët e dehur largohen me forcë nga aeroplani

Ndryshe

Udhëtarët e dehur largohen me forcë nga aeroplani

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 16:24
Pamje nga video

Aeroplani që po fluturonte nga Anglia për në Ibiza të Spanjës, ka bërë një ndalesë në Bordeaux të Francës, për të larguar nga bordi i aeroplanit disa nga udhëtarët që kishin sjellje agresive.

Derisa ishin shumë të dehur, ata sulmuan stjuardesat që refuzonin t’ju shërbenin pije, andaj është dashur intervenimi i sigurimit.

Të gjithë udhëtarët e kanë përshëndetur largimin e tyre, sepse kishin sjellje agresive dhe mund të sulmonin në çdo moment.

Pasi janë nxjerrë jashtë, ata kanë sulmuar edhe stafin e aeroportit, ndërsa është dashur ndihma e forcave të rendit për t’i dërguar në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat