Policët për Kurban Bajram shpërndajnë ëmbëlsira në vend të gjobave

Ndryshe

Policët për Kurban Bajram shpërndajnë ëmbëlsira në vend të gjobave

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 13:06
Turqi

Policët në qytetin Cine të Turqisë në prag të Kurban Bajramit, në vend të gjobave për vozitësit kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira.

Policia vozitësve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare muslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që pak të pushojnë dhe më pas të vazhdojnë rrugën.

Me këtë rast vozitësve u kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut.

Nga policia theksuan se vendosën që vozitësit t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundësinë për aksidente nëpër rrugë.

Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare.

Festa e Kurban Bajramit po kremtohet sot. Këtë festë të madhe, e quajtur edhe si festë e sakrificës, muslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat