Krijesa e çuditshme që po i habit të gjithë

Ndryshe

Krijesa e çuditshme që po i habit të gjithë

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:23
Pamje nga video

Një krijesë që duket si “tru” është zbuluar në një liqen të quajtur “Laguna e Humbur”.

Krijesa e shëmtuar ka ngjyrë kafe dhe kur preket është e qullët, por ruan formën si xhelatinë.

Celina Starnes nga Shoqëria Ekologjike e Parkut Stanley mori një nga mostrat e “Lagunës së Humbur” në Stanley Park në Vancouver, Kanada.

Në video gjallesa mund të shihet duke u lëkundur dhe pulsuar, pasi është nxjerrë nga uji. Ajo quhet bryozoan dhe përbëhet nga organizma mikroskopike të quajtura zooids, të cilat mund të shumëfishohen pa patur nevojën të bëjnë seks.

Këto gjallesa jetojnë në zona jugore të lumit Misisipi dhe kjo është hera e parë që janë parë në një zonë veriore, transmeton tvklan.

“Me ngrohjen e klimës ato mund të emigrojnë diku më larg në veri. Unë mundem vetëm të spekuloj se si ato mund të jenë përhapur”, tha Ian Walker, profesor i biologjisë në Universitetin e British Columbia, për National Geographic.

Besohet se ato mund të përhapen në të gjithë Amerikën e Veriut për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat