Mendoi se vuante nga një infeksion urinar, por mbeti pa fjalë nga ajo që zbuloi

Ndryshe

Mendoi se vuante nga një infeksion urinar, por mbeti pa fjalë nga ajo që zbuloi

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 12:24
Vikki Black

Sëmundja që ka prekur një vajzë të re 23 vjeçe mund të cilësohet vërtet e rrallë dhe e pazakontë.

Vikki Black, vuan nga sindroma e Foëler-it që njihet ndryshe si mbajtja e urinës. Kjo sëmundje i bën muskujt e fshikëzës të paaftë për t'u çlodhur dhe ajo nuk mund të urinojë.

Ndërkohë që shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë faktin që mund të urinojnë pa probleme, ajo e ëndërron këtë gjë sepse thjesht nuk mundet.

Vajza e cila nuk ka qenë në gjendje të shkojë në tualet natyrisht që nga tetori i vitit 2014, fillimisht mendonte se një periudhë po vuante nga një infeksion i thjeshtë urinar.

Image

Ajo tashmë shpreson t'i nënshtrohet një operacioni urinar, për të futur impulse të vogla elektrike në kockën e pjesës së pasme për të shkaktuar nerva që mundësojnë funksionimin e fshikëzës së saj.

Përpjekjet e para për të përmirësuar shëndetin e saj e kanë bërë Black shumë optimiste dhe ajo shpreson se jeta e saj më në fund po ndryshon për mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat