“Martohet” me të dashurën e cila humbi jetën në aksident trafiku

Ndryshe

“Martohet” me të dashurën e cila humbi jetën në aksident trafiku

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 00:39
tajvanezi

Një burrë nga Tajvani është “martuar” me të dashurën e tij, e cila tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku së bashku me fëmijën që e mbante në bark.

Tsai Shangzhen 30-vjeç i ka vënë unazën në gisht partneres së tij në prezencë të familjarëve dhe miqve gjatë funeralit të saj në Chen Yichi, edhe pse 24-vjeçarja kishte vdekur në aksident trafiku.

Tsai, i cili punon si shofer i kamionit i ka thënë të përditshmes tajvaneze Apple Daily, se dëshironte të mbante premtimin duke i dhuruar asaj një martesë siç e kishte ëndërruar gjithmonë.

Chen e cila punonte si infermiere, kishte humbur jetën derisa po kthehej në shtëpi me motoçikletë kur u përplas me një veturë. Ajo ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, ndërsa dyshja planifikonin tri ditë më vonë të fejohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat