“Shpëtonin” vetëm në rastet kur bliheshin nga një i pasur – pamje nga jeta e prostitutave japoneze në shekullin 19-të

Ndryshe

“Shpëtonin” vetëm në rastet kur bliheshin nga një i pasur – pamje nga jeta e prostitutave japoneze në shekullin 19-të

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 11:16
Pamje nga jeta e prostitutave japoneze në shekullin 19-të

Prostitutat japoneze mbaheshin në kafaze dhe skllavëroheshin për dekada të tëra, deri sa familjet e tyre të paguanin borxhin që u kishin zotërinjve që i skllavëronin.

Ato ‘shpëtonin’ vetëm në ato raste kur një i pasur i blinte nga tutori dhe i mbante në shtëpinë e tij si konkubina.

Ky grup fotosh të sikletshme të grave japoneze të veshura me kimonotë shumëngjyrëshe dhe brenda kafazeve, tregon një pasqyrë të jetës së prostitutave japoneze të Yoshiwara-s, që u përballën me dekada të tëra skllavërie.

Rrethi famëkeq i “dritave të kuqe”, i themeluar që në vitin 1617 me qëllim kufizimin e prostitucionit në zonat e Edo-s, i njohur sot si Tokio, strehonte më shumë se 100 shtëpi publike brenda mureve të tij.

Imazhet e rralla, të cilat u morën nga një fotograf i panjohur në vitet 1890 dhe 1900, tregojnë elegancën në veshje dhe mënyrën e jetës së klasës së lartë japoneze të paraqitura jashtë shtëpive publike.

Megjithatë, midis imazheve janë edhe prostitutat e nivelit më të ulët, të cilët u shfaqën në kafaze prej druri të njohur me emrin “harimise”.

Këto vajza shpesh u merreshin si peng familjarëve me borxhe dhe skllavëroheshin që në moshën shtatë vjeçe.

Vajzat më fatlume do të bëheshin shërbëtore ose shoqëruese të rangut të lartë të elitës së pasur.

Megjithatë, kjo nuk ishte një dukuri e zakonshme.

I vetmi shpëtim nga Yoshiwara ishte që një njeri i pasur të blente një kontratë të një gruaje nga bordelli dhe ta mbante atë si gruan e tij personale ose konkubinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat