Humbet foshnjën nga dhuna e të dashurit,gjykata jep dënim qesharak për 37-vjeçarin

Ndryshe

Humbet foshnjën nga dhuna e të dashurit,gjykata jep dënim qesharak për 37-vjeçarin

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 08:22
Pamje nga videoja

Dhuna ndaj grave nuk është një fenomen vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.

Një ngjarje e tillë që është filmuar nga disa kamera sigurie është virale në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë ku 37 vjeçari Stuart Samson dhunon barbarisht të dashurën e tij shtatëzën 21 vjeçaren Jessy.

E pas kësaj ngjarje viktima e ka humbur fëmijën duke e lindur të vdekur.

E për këtë autori është dënuar nga gjykata me një dënim tepër qesharak 2 vite e 9 muaj.

Jam e zemëruar që e dënuan. Asgjë dënim nuk do ta sjellë fëmijën tim. E dënuan vetëm për dhunën e ushtruar ndaj meje, po për vdekjen e fëmijës tim kush mban përgjegjësi. Prokuroria tha se foshnja nuk kishte lindur dhe nuk mund ta quanin njeri. Unë nuk e kuptoj këtë” është shprehur Jessy për "The Mirror".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat