E rrallë në Kanada, ky qen është shpallur kandidat për kryetar bashkie

Ndryshe

E rrallë në Kanada, ky qen është shpallur kandidat për kryetar bashkie

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:05
Qeni Finn

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kanada, ku banorët e St. John’s, Newfoundland në kanë vendosur që në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie të kandidojë një qen pesëvjeçar.

Qeni i quajtur Finn, është kandidat shumë popullor ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili e ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore.

Banorët e këtij qyteti kanadez, tanimë e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar bashkie i shkëlqyer.

Në një spot elektoral që ka marrë më shumë se 10 mijë shikime shfaqet Finn ndërkohë që udhëton nëpër qytet. Në fushatën e tij qeni premton për miqtë e tij me putra se do të ndërmarrë një sërë punësh publike, do të ulë taksat dhe do të ndihmojë në rritjen e biznesve të vogla.

Sigurisht, do të ishte “çmenduri” të besonim se qeni do të ishte pjesë e një gare të vërtetë elektorale, por shpallja e tij si kandidat është formë proteste ndaj kandidatëve të vërtetë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat