Polici xheloz detyron të dashurën të vishet me gëzof

Ndryshe

Polici xheloz detyron të dashurën të vishet me gëzof

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:47
Polici dhe e dashura

Një polic xheloz ka kërkuar që e dashura e tij, e cila punonte në dyqan për veshje të brendshme të vishte një gëzof në vend të uniformës.

Pas kësaj ai e kontrollonte vazhdimisht duke e telefonuar dhe duke i cuar mesazhe, gjë të cilën vajza nuk e duronte dhe e denoncoi.

Historia e tyre përfundoi në 2014, por cështja u hetua për një kohë të gjatë.

Pasditen e së mërkurës James Addison u deklarua fajtor pasi ka shkaktuar alarm dhe duhet të kryejë punë në komunitet e të mos ngacmojë më vajzën.

Ai kërkonte vazhdimisht që e dashura e tij 20-vjecare të vishte rroba që mbulonin pjesën më të madhe të trupit të saj.

Nga dënimi i dhënë, Addison i detyrohet vajzës 750 euro dhe do mbikëqyret për 12 muaj për të mos e kontaktuar për dy vite.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat