Një video prekëse tregon se si një qen refuzon të largohet për ta lënë trupin e mikut të tij në mes të rrugës.
Qeni tjetër ngordhi pasi e shtypi aksidentalisht një makinë në qytetin Bernal të Argjentinës.
Pamjet ku qeni qëndron aty pranë duke prekur mikun e tij janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, ku është përshkruar si moment mjaft prekës.
U raportua se një makinë e zezë u ndal në rrugë, ku shoferi doli për ti vënë një qese të zezë trupit të ngordhur të qenit dhe më pas u largua.
Vendasit e kanë pagëzuar qenin besnik me emrin ‘Negrito’ që do të thotë ‘Pak i zi’ dhe u munduan ta largonin duke i dhënë ushqim e ujë, por nuk ia dolën.