Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin, 16 muaj burg për mësuesen

Ndryshe

Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin, 16 muaj burg për mësuesen

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:15
Alice McBrearty

Një mësuese në Londër është arrestuar e më pas ka përfunduar në burg, pasi kishte filluar një lidhje me nxënësin e saj 15-vjeçar. Mediat britanike shkruajnë se 23-vjeçarja Alice McBrearty ka pranuar se kishte katër muaj në një marrëdhënie me të miturin.

Ndërkohë policia vendase ka njoftuar se Alice e kishte ftuar edhe në shtëpinë e prindërve të saj për të kaluar natën së bashku. Madje ajo e puthte edhe kur ishin në shkollë, makinë si dhe shkonin në hotel.

Si pasojë, ajo u deklarua fajtore pasi mori shtatë akuza të aktivitetit seksual me një të mitur. Gjatë seancës gjyqësore u dënua me 16 muaj burg, si dhe i hiqet e drejta për të punuar si mësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat