Përse nuk duhet t’i lini fëmijët me gjyshërit

Ndryshe

Përse nuk duhet t’i lini fëmijët me gjyshërit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Shkencëtarët thonë se prindërit nuk duhet t’i lenë fëmijët me gjyshërit, pasi sipas tyre, është e dëmshme për shëndetin e të vegjëlve. Madje ekspertët thonë se gjyshërit me sjelljen e tyre rrisin shanset që në një të ardhme, fëmijët të preken nga kanceri.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga e përditshmja britanike “Mirror”, gjyshërit i përkëdhelin tej mase nipërit e tyre, me ëmbëlsira e ushqime të tjera të pa kontrolluara, si ato me yndyra të tepërta.

Ata i lejojnë gjithashtu të vegjlit që të qëndrojnë brenda, duke luajtur në kompjuter, apo duke parë televizor, në vend që të vrapojnë e të luajnë jashtë.

Studimi në fjalë thotë gjithashtu se gjyshërit tymosin duhan para të vegjëlve, duke i ekspozuar ata kështu me tymin e duhanit e në të njëjtën kohë duke u dhënë një shembull të keq.

Megjithatë, në gjithë këto efekte negative, shkencëtarët dolën në konkluzionin se ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre rreziqeve nga gjyshërit e tyre është i paqëllimshëm.

Të dhënat surprizuese bazohen në analizën e punëve kërkimore të mëparshme, për influencën që kanë gjyshërit tek stili i jetesës në një të ardhme tek fëmijët.

Autorja e këtij studimi, që udhëhoqi grupin e punës, Dr Stephanie Chambers nga Universiteti i Glasgow në Skoci tha: “Teksa përfundimet janë të qarta, se ekspozimi ndaj duhanit dhe dhënia në mënyrë të rregullt të ëmbëlsirave rrit rrezikun e kancerit të fëmijëve në moshë adulte, është gjithashtu e qartë se rreziqet janë të pa qëllimshme”.

Sipas saj, ndoshta ka ardhur koha që prindërit të jenë në dijeni dhe të paralajmërohen për rreziqet që paraqesin gjyshërit për shëndetin e të miturve.

Grupi i shkencëtarëve të Glasgow analizoi të dhënat e 56 studimeve nga 18 shtete të ndryshme, që kishin informacione për influencën që kanë gjyshërit tek nipërit. Pavarësisht qëllimit të mirë, shkencëtarët besojnë se gjyshërit kanë efekte negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat