Vendosi kamerë në tualetin e një kafiterie në Londër, në vend se të filmonte të tjerët atë tani po e shohin të gjithë

Ndryshe

Vendosi kamerë në tualetin e një kafiterie në Londër, në vend se të filmonte të tjerët atë tani po e shohin të gjithë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 09:11
Scotland Yard

Policia është vënë pas një burri i cili kishte fshehur një kamerë në tualetin e një kafiterie, me qëllim që të mund t’i vëzhgoj të tjerët derisa janë brenda.

Scotland Yard ka publikuar fotografinë e këtij burri me flokë ngjyrë kafe dhe me syze, për të cilin dyshohet se kishte instaluar një kamerë të fshehtë në një kafiteri të Londrës.

Por, është interesant se si autori i kësaj vepre, me sa duket nuk e kishte ditur se po e njëjta kamerë e kishte filmuar edhe atë derisa ishte ngjitur në tavan për ta fshehur, kështu përmes këtyre pamjeve ata kanë nxjerr fotografinë e tij.

Por, ekziston frika se kjo kamerë e instaluar në tualet ishte vendosur muaj më parë, para se të zbulohej. Policia ka gjetur video incizimet e dhjetëra personave që kanë përdorur tualetin, por besojnë se askush përpos tyre nuk i ka parë.

Ata kanë publikuar fotografinë e burrit i cili besohet se kishte vendosur kamerën, dhe po kërkojnë ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë dhe kapin më lehtë.

“Kjo kamerë e vogël ishte fshehur në tavanin e tualetit për klientë në një kafiteri”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë metropolitane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat